22.6 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Luciano Boçi reagon pas vendimit të GJKKO për Sali Berishën: “Drejtësi e pushtuar nga frika politike”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ndaj Sali Berishës. Ai ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë si të “pushtuar nga frika politike” dhe të verbuar nga “revanshi politik”.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Boçi ka shpërndarë mendimin se drejtësia ka shërbyer si një mjet për interesat politike, duke përdorur SPAK-un si “kapak” për mbrojtjen e Edi Ramës dhe “dajak” për opozitën. Ai ka theksuar se vendimi i GJKKO është një dëshmi e padrejtësisë dhe ka ftuar qytetarët të bashkohen me opozitën për të kërkuar një drejtësi të vërtetë dhe të pavarur nga politika.

Një drejtësi politike që përdor një SPAK për kapak për Ramën e krimet e tij, një SPAK si kajmak për vemjet e dala nga gjirizi sorosian e një SPAK si dajak për opozitën dhe që përdor GJKKO për ta çuar drejtësinë në K.O, është një Padrejtësi e padurueshme,” shkruan Boçi, duke kritikuar ndihmën që drejtësia ka dhënë për forcimin e pushtetit të mazhorancës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...