0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Lufta në Lindjen e Mesme dhe agresioni në Ukrainë në qendër të diskutimeve mes Erdogan dhe Ramës

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri Edi Rama diskutuan një sërë çështjesh globale dhe rajonale, me fokus të veçantë mbi luftën në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme. Ndërsa të dy liderët ndajnë qëndrime të ngjashme për luftën në Ukrainë, ata kanë pikëpamje të ndryshme mbi konfliktin në Rripin e Gazës.

Presidenti Erdoğan dënoi veprimet e Izraelit në Gaza, duke i cilësuar si genocid dhe bëri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare për të ndalur agresionin. Ai theksoi nevojën që Shqipëria të luajë rolin e saj diplomatik në mbështetje të paqes në Lindjen e Mesme. “Ne ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit. Gjenocidi në Gaza është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit, dhe unë besoj se Shqipëria do të kontribuojë për të siguruar një armëpushim të përhershëm dhe ndihma humanitare,” tha Erdoğan.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama shprehu mbështetje për një armëpushim që do të përfshinte edhe lirimin e pengjeve, duke theksuar se Shqipëria është kundër çdo forme terrorizmi, përfshirë Hamasin. “Për ne, Hamasi dhe çdo burim i terrorit nuk kanë vend në të ardhmen paqësore që duhet të ndërtohet mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina. Asnjë nuk duhet të vërë në dyshim të drejtën e ekzistencës së tyre,” deklaroi Rama.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, të dy liderët ndanë vlerësime të përbashkëta mbi rëndësinë e mbështetjes së të drejtës së Ukrainës për liri dhe pavarësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT