18.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: “Bakhmuti kontrollohet ende nga forcat ukrainase”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ukrainase vazhdojnë ta mbajnë qytetin e vijës së frontit në lindje të Ukrainës, Bahmutin, pavarësisht pretendimeve ruse se e kanë kapur atë.

Ai tha se një tërheqje e forcave ukrainase do të ishte e mundur nëse kjo do të nënkuptonte shpëtimin e trupave ukrainase.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është që të mos humbasim ushtarët tanë”, tha ai, duke shtuar se në rast se trupat ukrainase do të rrethohen, “do të merren vendimet përkatëse të sakta”.

Qyteti i Bahmutit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut kanë qenë caku qendror i sulmeve gjatë 13 muajve që kur ka nisur lufta në Ukrainë.

Më herët, Ukraina ka thënë se kontrollimi i Bahmutit përbën “nevojë ushtarake”.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...