25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Lufton kancerin dhe plakjen parakohshme, dobitë shëndetësore të çajit japonez

Çaji matcha konsiderohet si një prej llojeve më të fuqishme të çajit të gjelbër që ekziston. Ka origjinën në Japoni dhe është përdorur në lindjen e largët me mijëra vjet. Ky çaj i mahnitshëm bëhet nga gjethet e reja të pluhurosura të Camellias.

Pluhuri delikat ruhet në një vend të sigurt nga oksigjeni dhe drita në mënyrë që ta ruajë ngjyrën dhe përbërjen e lartë me antioksidantë. Vetëm një gotë e çajit matcha sjell shumë përfitime shëndetësore.

Përshpejton metabolizmin

Çaji matcha e shpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që e konsumojnë këtë çaj në baza të rregullta ditore faktikisht humbin peshë 25% më shpejt sesa ata që nuk e konsumojnë. Çaji nuk ka efekte anësore, që nënkupton se nuk duhet të frikësoheni për shtypjen e gjakut apo pulsin e zemrës.

Lufton kancerin

Çaji është i mbushur me antioksidantë tejet të fuqishëm. Njëri nga antioksidantët që gjendet në këtë çaj ka veti të forta anti-kanceroze dhe i lufton rrezatimet e lira. Sipas ekspertëve, ky çaj japonez përmban rreth 100fish më shumë mbrojtës natyralë sesa çdo çaj komercial që shitet në dyqane.

Rrit energjinë

Sikurse me çdo çaj tjetër të gjelbër, edhe matcha përmban kafeinë. Një gotë e këtij çaji jua mirëmban nivelet e energjisë për orë të tëra.

Parandalon plakjen e parakohshme

Falë përbërjes që e ka me antioksidantë të shumtë, çaji e parandalon plakjen e parakohshme duke ju mbrojtur nga rrezatimet ultravjollcë dhe sëmundjet e lëkurës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...