10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Lulzim Basha premton lëvizje të re në zjedhjet parlamentare,refuzon koalicion me Berishën

Lulzim Basha ka deklaruar se do të zbresë në fushën e betejës zgjedhore të vitit 2025 si një pol i ri politik, përballë kryeministrit Edi Rama dhe opozitës tradicionale të udhëhequr nga Sali Berisha. Gjatë një interviste në një emision televiziv, Basha theksoi se, krahas angazhimeve ligjore për të rikthyer logon dhe vulën e Partisë Demokratike në Gjykatën e Lartë, ai dhe demokratët euroatlantikë po përgatiten për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar se do të jenë në zgjedhje, qoftë me një proces të drejtë ligjor, qoftë duke përdorur mundësitë që ofron kodi zgjedhor.

Sigurisht kërkojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Kalendari tjetër është kalendari elektoral. Çfarëdo që të ndodhë, demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje, ose me legjitimitetin e kthyer përmes një procesi të drejtë ligjor ose duke përdorur të gjithë mundësitë që ofron kodi zgjedhor dhe duke mundësuar në këtë mënyrë listën tonë të kandidatëve me aleatët tanë”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi gjithashtu se do të ketë një qëndrim të prerë ndaj koalicionit me Sali Berishën dhe forcat që e mbështesin, duke e akuzuar këtë palë si politikanë pa moral. Ai përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Berishën dhe grupin e tij, duke e kritikuar për dështimin e aksioneve politike dhe për veprime të dështuara si protesta të dështuara dhe aktivitete që kanë humbur mbështetje nga qytetarët. Basha tha se, për të realizuar një ndryshim të vërtetë, është e domosdoshme që të ndërtohet një moral politik ku qytetarët të kenë besim te kandidatët e Partisë Demokratike dhe programi i saj.

Përsa i përket bashkëpunimit të Edi Ramës me opozitën, Basha vlerësoi se Rama, Berisha dhe Meta po punojnë për të ruajtur statusin e tyre politik dhe për të vazhduar të qeverisin edhe për katër vite të tjera. Ai shtoi se shqiptarët kanë mundësinë përmes votës së tyre të ndryshojnë këtë realitet politik dhe të heqin qafe aktorët e tranzicionit, të cilët, sipas tij, po e mbajnë vendin nën një regjim të dështuar.

Lulzim Basha gjithashtu kritikoi Edi Ramën dhe Sali Berishën për dështimin e tyre në realizimin e një reforme të plotë zgjedhore dhe në veçanti për mënyrën e organizimit të votimit të emigrantëve, që sipas tij favorizon vetëm qeverinë dhe PS-në, duke e shndërruar procesin në një mjet për krijimin e një sistemi patronazhi.

Në lidhje me garën e tij në zgjedhjet e ardhshme, Basha shpjegoi se ai do të udhëhoqë betejën në Tiranë dhe është duke formuar një ekip të ri për të sfiduar Ramën dhe kundërshtarët e tjerë. Ai gjithashtu shprehu besimin se Gjykata Kushtetuese mund të hapë listat e kandidatëve për deputet dhe të ndryshojë rregullat e lojës zgjedhore për të favorizuar qytetarët dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...