12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Vrasja në Tropojë/ Autori dhe viktima ishin shokë, ja si nisi sherri në lokal

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në Shqipëri, duke e bërë nëntorin një muaj të përgjakshëm. 35-vjeçari Flordian Mulaj ka ekzekutuar me armë zjarri 43-vjeçarin Artur Dauti në fshatin Dojan të Tropojës, rreth orës 13:40. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, të cilët ishin miq dhe kishin konsumuar alkool gjatë ditës në një lokal.

Burime të afërta për mediat bëjnë me dije se, pasi kanë qenë të dehur dhe pas një sherri të shkaktuar për arsye të dobëta, Flordian Mulaj ka marrë armën e zjarrit nga banesa e tij dhe është rikthyer në lokal, ku ka qëlluar Artur Dautin, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se ky konflikt ka shpërthyer pa pasur probleme të mëparshme mes autorit dhe viktimës, përveç ngjarjes së djeshme.

Pas ekzekutimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arratisur. Autoritetet policore janë vënë në ndjekje të tij dhe janë nisur forcat operacionale të Policisë së Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen dhe lokalizimin e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, si dhe për shoqërimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë vrasje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...