23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Lulzim Basha zëvendëson Ivi Kason, Celibashi: Të mos fshihemi pas gishtit

Përçarja në dy fronte e Partisë Demokratike është reflektuar sot edhe në mbledhjen e KQZ-së, ku Lulzim Basha kishte kërkuar ndryshimin e përfaqësuesve.

Nga Ivi Kaso, që ka qenë derimë tani, PD e drejtuar nga Lulzim Basha kishte njoftuar me shkrim KQZ që tani e tutje përfaqësuesit e saj ligjorë do të jenë Marash Logu dhe Indrit Sefa.

Vetë Kaso njoftoi komisionerin Ilirjan Celibashi për ndryshimet që sipas tij ka pësuar drejtimi i Partisë, me shkarkimin e Lulzim Bashës në Kuvendin e datës 11 Dhjetor, thirrur nga Berisha.

“Besoj që momenti procedural kur do të duhet të verifikohet kjo gjë nga ana e KQZ ka për të qenë regjistrimi i subjekteve zgjedhore në garë”, tha Kaso.

Përgjigja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Celibashi, ishte e menjëhershme.

“Të mos fshihemi pas gishtit, sa kohë që zoti Kaso është aty, duhet të themi që deri tani ai ka qenë përfaqësues i Partisë Demokratike.

Kam shkresën e kryetarit të Partisë mbi ndryshimet. Në pikëpamje të ligjit raporti i një partie politike me KQZ-në është një raport i vazhdueshëm, edhe në atë jo zgjedhore. Me gjithë keqardhjen që kam në lidhje me këtë situatë, duhet të pranojmë që jemi në marrëdhënie institucionale.

Ai që është përfaqësues ligjor i saj ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Opinionet dhe mendimet e PD-së nnë lidhje me aktet janë ato që do të prezantojnë nga Indrit Sefa dhe Marash Logu”, tha Celibashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...