Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Lushnjën, ku policia ka arrestuar një 52-vjeçare nga Tirana për dhunë fizike ndaj dhëndrit të saj.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë L.SH., e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj, duke krijuar një situatë tensioni në familje. Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të vendosur masat e mëtejshme ligjore.






