19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Lushnjë, përmbyset furgoni me turistë polakë — katër persona në spital, jashtë rrezikut për jetën

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Çiflig të Lushnjës, ku një furgon me turistë polakë është përmbysur në një kanal anës rrugës.

Mjeti po udhëtonte drejt Beratit, kur drejtuesi humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Në automjet udhëtonin gjashtë persona, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se shoferit polak i është bërë testi i alkoolit, por nuk rezultoi nën efektin e alkoolit.
Sipas të dhënave paraprake, shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit dyshohen si shkaqet e aksidentit.

Turistët e tjerë janë marrë nga një automjet tjetër turistik dhe kanë vazhd­uar udhëtimin drejt Beratit.
Për shkak të ngjarjes, trafiku në aksin Lushnjë–Berat u bllokua për rreth 30 minuta, duke krijuar radhë deri në 2 kilometra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...