11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Macron nga Tirana: Europa ka nevojë për një treg të përbashkët në financë, energji dhe telekomunikacion – është momenti i së vërtetës për kontinentin

Presidenti francez Emmanuel Macron, nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar që po zhvillohet në Tiranë, bëri një thirrje të fortë për krijimin e një tregu të përbashkët europian në tri sektorë strategjikë: financë, energji dhe telekomunikacion, duke theksuar se kjo është thelbësore për të ardhmen ekonomike dhe strategjike të Europës.

“Ne duhet të krijojmë një treg të përbashkët në këto sektorë, sepse na duhen më shumë kapacitete që të investojmë. uKemi më tepër kursime se Kina, por këto kursime nuk investohen në kapital dhe inovacion,” – deklaroi Macron.

Ai vuri në dukje se Europa ka potencial financiar më të madh se Kina, por jo të njëjtën efikasitet në përdorimin e burimeve për rritje ekonomike dhe zhvillim teknologjik. Sipas tij, krijimi i një tregu të integruar në këto fusha do të përmirësonte ndjeshëm efikasitetin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e bllokut europian.

Macron theksoi gjithashtu nevojën e investimeve të mëdha në siguri, mbrojtje, teknologji të gjelbër dhe inteligjencë artificiale (AI), duke i cilësuar si fusha kyçe për ruajtjen e sovranitetit europian dhe për përballjen me sfidat globale.

“Këto tre fusha do të kërkojnë më shumë investime, ndaj na duhet një riformësim i buxhetit të përbashkët,” – tha ai, duke vënë në dukje domosdoshmërinë e një qasjeje të re dhe më ambicioze nga Bashkimi Europian.

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti francez i bëri thirrje liderëve europianë të tregohen të guximshëm dhe largpamës në ndërtimin e aleancave dhe politikave të së ardhmes.

“Pyetja është: a do të bëhemi një fuqi e gjelbër, e aftë të mbrojë veten? Përgjigja është po.”

Macron përçoi një mesazh optimist dhe vendosmërie, duke e quajtur këtë një “moment të së vërtetës për kontinentin”, ku vendimet e sotme do të përcaktojnë vendin e Europës në botën e së nesërmes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...