32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Macron nga Tirana: Investoni në Shqipëri – Rruga drejt BE-së është realitet, udhëheqja e Ramës ka sjellë rezultate

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij në forumin ekonomik “Invest in a Connected Europe” që u mbajt në Tiranë, bëri një thirrje të qartë për investitorët ndërkombëtarë: “Investoni në Shqipëri.” Ai theksoi se vendi përfaqëson një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Ballkanin Perëndimor dhe se përbën një derë hyrëse për një Europë më të lidhur.

Macron lavdëroi drejtimin e Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama, duke thënë se udhëheqja e tij ka dhënë rezultate konkrete, dhe se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit i ka dhënë një mandat të qartë për të vijuar qeverisjen.

“Ju inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni një udhëheqje të fortë – dhe nuk e them këtë vetëm sepse është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Dhe në dy vitet që vijnë, duke qenë se ka një mandat të qartë, Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së,” – deklaroi Macron.

Presidenti francez siguroi se Franca dhe Gjermania do të mbështesin fuqimisht procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e quajtur këtë një realitet të padiskutueshëm dhe pjesë të një agjende të përbashkët europiane për stabilitet dhe zhvillim.

“Ju lutem investoni në Europë, sepse kemi nevojë për besimin tuaj, për investimet tuaja, që të realizojmët këtë agjendë kaq ambicioze – është agjenda e duhur jo vetëm për Europën, por edhe për rajonet e tjera.”

Fjalimi i Macron erdhi në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, pas zgjedhjeve të fundit dhe përpjekjeve të qeverisë për të tërhequr investime të huaja. Mesazhi i tij ishte i qartë: Shqipëria po ecën drejt Europës me mbështetjen e fuqishme të Parisit dhe Berlinit – dhe tani është koha për të besuar dhe investuar në të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...