5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Macron: “Xhevahiret e Luvrit do të gjenden” — Franca rishikon sigurinë pas vjedhjes 88 milionë euro

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Meksikë, deklaroi se hetimet për vjedhjen spektakolare të bizhuterive nga muzeu i Luvrit po ecin me ritme të shpejta dhe se “autorët do të arrestohen dhe do të gjykohen”.

“Xhevahiret do të gjenden, kemi filluar të arrestojmë një pjesë të bandës që kreu këtë vjedhje,” tha Macron për televizionin Televisa, duke e cilësuar ngjarjen “një tronditje për të gjithë botën”.

Vjedhja ndodhi më 19 tetor, kur disa persona arritën të hynin në muzeun më të vizituar në botë dhe të largoheshin me bizhuteri me vlerë 88 milionë euro. Katër persona janë arrestuar, por sendet e vjedhura nuk janë rikuperuar ende.

Pas kritikave nga Gjykata e Auditorëve për neglizhencë në masat e sigurisë, presidenti Macron premtoi një rishikim të plotë të sistemit të mbrojtjes në kuadër të planit “Rilindja e Re e Luvrit”, që parashikon një hyrje të re madhështore dhe një sallë të dedikuar për “Xhokondën”.

Ndërkohë, drejtuesit e muzeut kanë paraqitur masa emergjente sigurie, duke përfshirë instalimin e kamerave shtesë dhe krijimin e një organi të posaçëm koordinues për mbrojtjen e veprave të artit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...