8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Magazina me kanabis/Katër të arrestuar në operacionin antidrogë “Voskopi” në Korçë

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Voskopi”, numri i të arrestuarve në Korçë ka arritur në katër. Të arrestuarit janë Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

Ndërkohë, janë vënë nën hetim edhe tre shtetase për moskallëzim të krimit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për dyshimin e përfshirjes në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e njërit prej të arrestuarve, policia gjeti dy bimë narkotike të kultivuara, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike, përkatësisht kokainë dhe kanabis.

Në kuadër të këtij operacioni, policia sekuestroi gjithashtu 195 kilogramë kanabis në proces tharjeje, të cilat u gjetën në ambientet e magazinës. Në magazinë u zbuluan edhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.

Në përfundim, janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, sasi kokaine, një leje drejtimi false, shtatë celularë, një automjet, një pasaportë, tre karta SIM dhe një shumë parash në euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...