6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Malësi e Madhe / Makinën e merr rrjedha e përroit, vajza shpëtohet ndërsa babë e bir ende në kërkim

Pasi një fuoristradë u mor para nga uji i përroit në “Grykë Lugje” të Malësisë së Madhe, policia ka mbërritur në vendngjarje. Në njoftimin zyrtar thuhet se vajza e cila është jashtë rrezikut per jetën është shpëtuar nga një banor i zonës ndërsa ende janë në kërkim babë e bir.

Mësohet se shoferi i automjetit është Pjetër Rushaj rreth moshës 50 vjeç.Në vendngjarje ndodhen  polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkenca sfidon mitin: Migrena nuk është thjesht dhimbje koke, por një paralajmërim neurologjik

0
Migrena prek mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën dhe konsiderohet shkaku i dytë më i madh i paaftësisë globale, por kuptimi i saj...

Varka turistike mbytet në Ksamil, dyshohet për akt të qëllimshëm

0
Një varkë që përdorej gjatë sezonit turistik në zonën e Ksamilit u gjet të mërkurën e mbytur, ndërsa ishte ankoruar pranë bregut. Pronari e...

“Më lini të dal!” – Suanita kërkon largimin nga Big Brother VIP Kosova, tensione...

0
Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për të lënë garën. Momenti...

Prokuroria nis hetimin për shpërthimin në fabrikën Violanta: Pesë punonjës humbën jetën, shqyrtohen përgjegjësitë...

0
Prokuroria ka hapur një hetim paraprak pas shpërthimit tragjik në fabrikën e biskotave Violanta, ku humbën jetën pesë punonjës. Hetimi synon të përcaktojë nëse...

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë 20-vjeçarë

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, të dy rreth moshës 20 vjeç. Sipas...