33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Manja, akuzon opozitën për sponsorizimin e artikujve në media ndërkombëtare

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, akuzoi opozitën se ka sponsorizuar shkrime në media ndërkombëtare, si RAI 3 dhe Bild, për të sulmuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një replike me deputetin Edmond Spaho, Manja theksoi se akuzat e publikuara janë të pabazuara dhe kanë për qëllim diskreditimin e qeverisjes socialiste.

Si ka mundësi që Shqipëria sot është në zenitin e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare dhe Europiane dhe shumë shpejt presim të shkojmë në stacionin ku na takon të shkojmë?” pyeti Manja, duke vënë në dyshim vërtetësinë e akuzave të mediave të huaja. “Ore çfarë ka thënë RAI? Se dëgjova që ti merresh edhe me këto mediat se ke kohë të lirë tani… ‘BILD’, RAI, ku e di unë çfarë… Washington…’”

Manja i quajti të pa baza akuzat e RAI dhe Bild, duke pretenduar se ato janë paguar nga opozita për të krijuar një imazh negativ për Shqipërinë dhe qeverinë. “Edmond, më fal, por çfarë kanë thënë këto mediat që nuk e thotë Saliu përditë nga ballkoni dhe nuk e thua ti çdo ditë të enjte këtu? Po edhe atje ka media si këto këtu që i paguani, i paguani edhe atje. Kjo është bota e teknologjisë tani.”

Ministri i Drejtësisë vuri theksin në reputacionin e mirë të Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe evropiane dhe kundërshtoi me forcë etiketimin e Shqipërisë si “narko-shtet.” Ai tha: “Shqiptarët shohin realitet tjetër. Edi Ramën nuk e rrëzoni me këtë retorikë, është turp të etiketoni Shqipërinë që e kemi amanet si narko-shtet.”

Në përgjigje të akuzave për lidhje të qeverisë me krimin, Manja mbrojti qeverinë dhe kryetaren e Kuvendit, duke deklaruar: “Ne nuk jemi të lidhur me krimin. Ju na akuzoni për mushkonja, avionë droge, hidhni akuza për trafikim lëndësh narkotike, mendoj se ato nuk ekzistojnë por ju ka bërë dëm vaksina. Unë nuk e pranoj që jetojmë në një narko-shtet.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...