13.5 C
Tiranë
Monday, February 16, 2026
spot_img

Manja propozon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale: Shtohen 7 zyrtarë të lartë që nuk mund të pezullohen nga detyra

Ulsi Manja ka prezantuar një nismë për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, e cila synon zgjerimin e listës së funksionarëve të lartë ndaj të cilëve nuk mund të aplikohet masa e pezullimit nga detyra me vendim gjykate.

Propozimi parashikon ndërhyrje në nenin 242 të Kodit, duke shtuar edhe shtatë kategori të reja zyrtarësh në listën ekzistuese. Aktualisht, nga kjo masë përjashtohen vetëm personat e zgjedhur sipas Kodit Zgjedhor: deputetët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Me ndryshimet e propozuara, lista zgjerohet për të përfshirë:
• Presidentin e Republikës
• Kryeministrin
• Zëvendëskryeministrin dhe ministrat
• Avokatin e Popullit
• Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
• Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Në total, numri i subjekteve të përjashtuara nga masa e pezullimit nga detyra do të rritet nga tre në dhjetë.

“Nuk synojmë paprekshmëri, por balancë institucionale”

Gjatë prezantimit në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Manja theksoi se ndërhyrja ka natyrë procedurale dhe nuk zgjeron imunitetin kushtetues të zyrtarëve.

Sipas tij, ndryshimi synon garantimin e funksionimit normal dhe të pandërprerë të institucioneve që burojnë drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe që përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës. Ai argumentoi se pezullimi nga detyra për këto funksione përbën një ndërhyrje të tërthortë të pushtetit gjyqësor në ushtrimin e kompetencave kushtetuese.

Manja bëri dallimin mes masave shtrënguese dhe masave ndaluese. Sipas tij, masat shtrënguese – si arresti në burg apo arresti në shtëpi – kufizojnë lirinë fizike dhe mbeten të paprekura nga ndryshimi i propozuar. Ndërsa masa e pezullimit nga detyra konsiderohet masë ndaluese me karakter funksional, që ndikon drejtpërdrejt në ushtrimin e një funksioni publik.

Referencë Kushtetutës dhe parimit të ndarjes së pushteteve

Propozuesit argumentojnë se drafti mbështetet në parimet kushtetuese, përfshirë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, barazinë para ligjit dhe supremacinë e Kushtetutës në hierarkinë e normave.

Sipas Manjës, zyrtarët e përfshirë në ndryshim mbeten plotësisht të hetueshëm dhe të ndjekshëm penalisht. Prokuroria ruan kompetencën për të kryer hetime, ndërsa gjykata mund të vendosë masa të tjera sigurimi personal, përveç pezullimit nga detyra.

Projektligji pritet të shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve përpara se të kalojë për votim në seancë plenare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Proteinat bimore, çelësi i fshehtë për një jetë më të gjatë dhe zemër më...

0
Rritja e konsumit të proteinave me origjinë bimore mund të ulë ndjeshëm rrezikun për vdekje të parakohshme dhe sëmundje kronike, sugjeron një analizë e...

Trump uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon mbështetjen e SHBA-ve

0
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin...

Rama: Pezullimi i ministrave nga prokuroria cenon funksionin, jo personin

0
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u prezantua nisma ligjore për ndryshime në ligj lidhur...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Shkurt 2026

0
Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Një reagim i matur shmang tensione të panevojshme. Demi Stabilitet në çështjet praktike. Një zhvillim financiar ju jep siguri. Binjakët Komunikimi është thelbësor. Një...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Shkurt 2026

0
Më 16 shkurt 2026, moti në Shqipëri pritet kryesisht i vranët dhe me mundësi reshjesh të lehta shiu në ultësira gjatë ditës. Temperaturat do...