32.5 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Trump uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon mbështetjen e SHBA-ve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për thellimin e partneritetit mes dy vendeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim forcimin e prosperitetit të përbashkët. Në letër theksohet edhe angazhimi i Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me Kosovën në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Presidenti Trump ka falënderuar Presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës për mbështetjen ndaj përpjekjeve amerikane për paqe, duke mirëpritur gjithashtu rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, një iniciativë që synon forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në përmbyllje të mesazhit, Presidenti amerikan ka shprehur besimin se marrëdhëniet dhe partneriteti mes dy vendeve do të forcohen edhe më tej në vitet në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...