20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Maqedonia e Veriut kërkon ekstradimin nga Turqia e të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares

Shteti i Maqedonisë së Veriut ka bërë një kërkesë zyrtare nga Turqia për ekstradimin e të dyshuarve Lupço Palevski dhe Panço Zhezhovski, të akuzuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Panço Zhezhovski në ngjarjen e ndodhur më 27 nëntor 2023 në Shkup dhe Veles.

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Krenar Lloga, ka konfirmuar dorëzimin e kërkesës së ekstradimit dhe është shprehur se pret një përgjigje pozitive nga autoritetet turke në një afat relativisht të shkurtër. Lloga theksoi se synimi është përshpejtuar procedurat për të sjellë autorin e dyshuar në drejtësi.

Lupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë, ishte arrestuar më 5 dhjetor nga policia turke në qytetin Balikesiri. Nëse ekstradohet, pritet që ai të përballet me paraburgimin për 30 ditë, një masë e caktuar nga Gjykata Themelore në Shkup.

Hetimet janë ende në vijim për të identifikuar përgjegjësit e tjerë dhe motivet e vrasjeve. Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se një nga motivet e vrasjes së Vanja Gjorçevska ishte përfitimi material nga e ëma e vajzës së vrarë. Ndërkaq, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por ishte viktima e një lidhje të papastruar me një anëtar të grupit të dyshuar kriminal. Pas ekzekutimit të tij, dyshimtaret kanë përdorur automjetin e tij për rrëmbimin e 14-vjeçares, e cila më pas është vrarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...