9.5 C
Tiranë
Tuesday, April 29, 2025
spot_img

Maqedonia e Veriut nuk do të vendosë asnjë masë kufizuese shtesë për festat e fundvitit

Maqedonia e Veriut nuk do të vendosë asnjë masë kufizuese shtesë për festat e fundvitit, ka deklaruar të hënën ministri në detyrë i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas tij, gjendja epidemiologjike në vend është stabile andaj edhe nuk ka nevojë për masa të reja, pavarësisht paraqitjes edhe të rastit të parë me variantin, Omicron të koronavirusit.

“Besoj se të gjitha vendet duhet të mësohen të jetojnë sipas rregullave strikte parandaluese dhe të rrisin shkallën e vaksinimit kundër COVID-19. Nuk mund të vendosim masa për çdo variant të virusit që paraqitet. Mendoj se kërkesa për vaksinim të detyrueshëm, masat për sektorin e gastronomisë si dhe masat e udhëtimit, janë të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit”, ka deklaruar Filipçe.

Prononcimi i tij vjen pas kërkesave të disa mjekëve specialistë për vendosjen e masave mbrojtëse. Por, edhe stafi mjekësor është i ndarë në qëndrimet nëse ka apo jo rrezik nga varianti Omicron i koronavirusit.

“Të gjitha indikacionet relevante dhe të pavarura sugjerojnë se Omicron ka simptoma shumë më të lehta dhe shanset për të përfunduar në spital janë rreth 80 për qind më të ulëta se varianti aktualisht dominues, Delta” ka deklaruar mjeku specialist, Niko Bekarovski.

Rasti i parë me variantin Omicron të koronavrusit në Maqedoninë e Veriut u zbulua më 24 dhjetor. Raste tjera nuk janë zbuluar, ndërsa pacienti i infektuar me Omicron raportohet është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë 4,832 raste aktive me sëmundjen COVID-19, nga rreth 230,000 të diagnostikuar me koronavirus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Policia italiane arreston një shqiptar për trafik kokaine: U zbulua nga një vidë e...

0
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge, pas një kontrolli të rastësishëm në makinën ku udhëtonte, në rrugën mes Frosinone-s...

Rikthehet energjia elektrike në Madrid pas ndërprerjes masive në Gadishullin Iberik

0
Furnizimi me energji elektrike është rikthyer pjesërisht në qendrën e Madridit, pas një ndërprerjeje të gjerë që përfshiu pjesën më të madhe të Gadishullit...

Kanadaja voton mes tensioneve me SHBA-në dhe thirrjeve të Trump për aneksim

0
Kanadezët po votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme, ku liberalët në pushtet të kryeministrit Mark Carney përballen me sfidën e konservatorëve të opozitës të...

Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi flasin për “Big Brother VIP 4”: “Mos u përfshini...

0
Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi, ish-banorë të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ishin së fundmi të ftuar në emisionin “Nata me...

Greqi: Arrestohet një 43-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vjedhje, drogë dhe drejtim pa leje

0
  Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën e Aharnes, pasi akuzohet për disa vepra penale, përfshirë vjedhje, mosbindje ndaj forcave të...