17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Maqedonia e Veriut nuk do të vendosë asnjë masë kufizuese shtesë për festat e fundvitit

Maqedonia e Veriut nuk do të vendosë asnjë masë kufizuese shtesë për festat e fundvitit, ka deklaruar të hënën ministri në detyrë i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas tij, gjendja epidemiologjike në vend është stabile andaj edhe nuk ka nevojë për masa të reja, pavarësisht paraqitjes edhe të rastit të parë me variantin, Omicron të koronavirusit.

“Besoj se të gjitha vendet duhet të mësohen të jetojnë sipas rregullave strikte parandaluese dhe të rrisin shkallën e vaksinimit kundër COVID-19. Nuk mund të vendosim masa për çdo variant të virusit që paraqitet. Mendoj se kërkesa për vaksinim të detyrueshëm, masat për sektorin e gastronomisë si dhe masat e udhëtimit, janë të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit”, ka deklaruar Filipçe.

Prononcimi i tij vjen pas kërkesave të disa mjekëve specialistë për vendosjen e masave mbrojtëse. Por, edhe stafi mjekësor është i ndarë në qëndrimet nëse ka apo jo rrezik nga varianti Omicron i koronavirusit.

“Të gjitha indikacionet relevante dhe të pavarura sugjerojnë se Omicron ka simptoma shumë më të lehta dhe shanset për të përfunduar në spital janë rreth 80 për qind më të ulëta se varianti aktualisht dominues, Delta” ka deklaruar mjeku specialist, Niko Bekarovski.

Rasti i parë me variantin Omicron të koronavrusit në Maqedoninë e Veriut u zbulua më 24 dhjetor. Raste tjera nuk janë zbuluar, ndërsa pacienti i infektuar me Omicron raportohet është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë 4,832 raste aktive me sëmundjen COVID-19, nga rreth 230,000 të diagnostikuar me koronavirus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vdekja e themeluesit të “Mango”, djali kërkon 6 dëshmitarë: Mbrojtja kundërshton motivin financiar

0
Një zhvillim i ri është shënuar në hetimin për vdekjen e themeluesit të “Mango”, Isak Andikut. Mbrojtja e djalit të tij, Jonathan Andik, i...

Stresi largohet nga rrjetet sociale, fshin fotografitë dhe ndjekësit: “Nuk është një lamtumirë”

0
Rap-artisti Stresi ka surprizuar ndjekësit me një vendim të papritur, duke njoftuar se do të shkëputet për një periudhë nga rrjetet sociale. Artisti nuk ka...

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...