10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Maqedonia e veriut shtyn ndalimin e eksportit për drithrat dhe vajin e lulediellit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zgjatur deri më 15 prill ndalimin e eksportit të drithërave, si miellit, grurit, misrit, elbit, farave të lulediellit, si dhe vajrave të lulediellit.

“Vendimi për zgjatjen e afatit të ndalimit të eksportit është marrë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit. Ndalesa për eksportin e këtyre produkteve deri më 15 prill bëhet për të parandaluar dëmet e mundshme në tregun vendor”, thuhet në vendimin qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Vendimi është miratuar dy ditë para skadimit të ndalesës prej dhjetë ditëve që ishte miratuar më 11 mars, që po ashtu u mor me “qëllim mbrojtjen e tregut vendor dhe mbrojtjen e qytetarëve në kohë krize”.

Një masë të këtillë autoritetet maqedonase e morën pas të dhënave se sasi të mëdha të grurit ishin eksportuar në Greqi, ndërsa në Kosovë sasi të mëdha të vajit vendor.

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se nga ky vend ishte eksportuar vaj në sasi prej 416 tonësh, rreth 700 tonë misër, 166 tonë miell si dhe drithëra tjerë.

Vendimi ishte nxitur edhe nga Serbia e cila ka ndaluar eksportin e grurit dhe miellit për vendet e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila ishte në pritje të importit të rreth 50.000 tonëve grurë dhe miell.

Qeveria maqedonase ka bërë të ditur se ka sasi të mjaftueshme të vajit dhe miellit ndërsa të enjten çmimet për produktet ushqimore bazë, si buka, mielli, sheqeri, orizi e tjerë janë ulur pas heqjes së TVSH-së për këto produkte./

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...