25.8 C
Tiranë
Monday, July 6, 2026

Avioni ushtarak amerikan me katër persona në bord rrëzohet në Norvegji, asnjë shenjë nga ekuipazhi

Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord është rrëzuar në veri të Norvegjisë mbrëmjen e së premtes.

Reuters raporton se bëhet fjalë për një avion V-22 Osprey, i cili po merrte pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Cold Response”. Burime për Reuters bëjnë të ditur se moti ka qenë i keq në kohën kur avioni ka humbur kontaktet.

Ndërkohë, ende nuk dihet fati i 4 personave në bordin e avionit.

Pas lokalizimit të vendit të rënies së helikopterit, Bent Arne Eilertsen, shefi i shtabit të policisë në Nordland, i tha transmetuesit publik NRK:

“Helikopteri i shpëtimit ka bërë vëzhgime dhe ka parë dëmtime të mëdha në aeroplan. Në orën 2:15 të mëngjesit me kohën lokale të shtunën (21:15 të premten ET) Ekuipazhet tokësore i afrohen zonës ku ndodhet avioni. Ajo që na është thënë është se është një avion amerikan me amerikanë në bord”.

Ai tha se operacioni i shpëtimit po kryhej në errësirë ​​dhe mot të keq, që do të thotë se policia dhe ekipet e shpëtimit duhet të “hyjnë në zonë përmes rrugës tokësore” dhe të përdorin makina dëbore për të arritur në vendngjarje.

Reshjet, rreziku i orteqeve, era dhe errësira e bëjnë një operacion të tillë shpëtimi të kërkuar”, tha ai.

Autoriteti i Hetimit të Sigurisë së Norvegjisë dhe Shërbimi Kombëtar i Hetimit Kriminal do të mbërrijnë në Bodø, në veri të Rrethit Arktik, të shtunën për të filluar hetimin e tyre në aeroportin e qytetit. Sipas NRK, për shkak të motit të keq, ata me shumë gjasa do të shkojnë në vendin e rrëzimit të dielën.

Trupat e Marinës amerikane falënderuan autoritetet norvegjeze për operacionin e shpëtimit, duke thënë në një deklaratë: “Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tyre dhe do t’i ndihmojmë ata në këtë kërkim dhe shpëtim në të gjitha mënyrat e mundshme”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 6 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia dhe vendosmëria ju ndihmojnë të ecni përpara me projektet tuaja. Një mundësi e re në punë ose një bashkëpunim mund të rezultojë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 6 Korrik 2026

0
Për 6 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të dominojë gjatë gjithë ditës...

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...