4.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Marinela Osmani gjyqtare e çështjes/ Shorti cakton shqyrtimin e dosjes së Benet Becit dhe të bashkëpandehurve

Gjyqtarja Marinela Osmani do të jetë ajo që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes penale ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si dhe ndaj bashkëpandehurve të tjerë, përfshirë Adela Rukon, bashkëshorten e Ervis Berberit.

Vendimi për caktimin e gjyqtares është marrë përmes shortit elektronik, ndërsa në ditët në vijim pritet të përcaktohet data dhe ora e seancës paraprake gjyqësore.

SPAK ka marrë të pandehur Benet Becin për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në lidhje me një procedurë prokurimi me vlerë rreth 700 mijë euro. Sipas Prokurorisë së Posaçme, hetimet kanë ngritur dyshime për favorizim dhe shkelje të rregullave ligjore gjatë zhvillimit të kësaj procedure.

Procesi pritet të ndiqet me vëmendje të lartë, pasi lidhet me një funksionar të lartë vendor dhe me çështje që prekin transparencën dhe ligjshmërinë e përdorimit të fondeve publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...