29.5 C
Tiranë
Wednesday, July 30, 2025
spot_img

“Marrëveshjet me Shqipërinë për të lehtësuar jetën e qytetarëve” Hoti: Në Uashington për të qënë faktor stabiliteti në rajon

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë deklaroi se marrëveshjet mes dy vendeve kanë për qëllim lehtësimin e jetës mes qytetarëve, raporton “BalkanWeb”.

“Duke parë edhe listën e marrëveshjeve besoj që sot hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve ndërshtetërore me qëllim lehtësimin e funksionimit të jetës së qytetarëve, bizneseve tregon përkushtimin tonë. Kemi vlerësuar se me implementimin e këtyre marrëveshjeve në shëndetësi, ekonomi, kulturë tregojnë përkushtimni dhe vendosmërinë për të zgjidhur shumë nga problemt që i preukupojnë qytetarët tonë”,- tha Hoti.

Duke u ndalur tek pandemia, Hoti tha se: Po kalojmë me të vërtetë një kohë të pazakontë, për shkak të kësaj pandemie jo vetëm kemi humbur jetë njerëzish, por ka ndryshuar mënyra e jetesës përvecse ka prekur shëndetësisnë dhe ekonominë tonë. Ne e përmbyllym këtë vit nga -1 deri në -3 %. Ne kemi aplikuar paketat e mbështetjes ekonomike”.

Ndërsa në lidhje me marrëvshjen e firmosur me Serbinë më 4 shtator në Uashington, Hoti tha se pa fikë ajo mund të cilësohet historike dhe hedh rrënjët për një rajon të sigurt.

“Gjatë këtyre kohëve kemi punuar shumë për rivendosjen e marrëdhënieve me aleatët tanë strategjikë BE dhe SHBA, të lënduara gjatë kohëve të fundit. Duhet të shihemi si stabilizues të paqes në rajon, ndoshta nuk kemi bërë marrëveshje populiste por duhet të arrinin marrëveshje me fqinjin tonë verior për këtë. Është e vërtetë se ne jemi të vetmit që s’kemi viza në rajon, por që të shkojmë drejt liberalizimit të tyre duhet të mbajmë të mirëplotësuara kriteret që kërkon BE. Moment i ri është marrëveshja e nënshkruar në Uashington. Po cilësohet si historike por me kalimin e kohës i gjithë spektri politik në Kosovë do ta ketë të qartë se do luajë një hap të madh neë rajonin tonë. Kjo marrëveshje ka sjellë një njohje të re me ne, kemi nisur kontaktet me Izraelin. Disa terma që i kemi hapur në Bruksel janë kornizuar”,- tha Hoti.

Më tej Hoti shtoi: “Për aq sa është e mundur t’i lëvizim dhe t’i shkrijmë fare këta kufinj. Ne si Kosovë do bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur në këtë drejtim. Kryeminsitrin Rama e mirëpres në Prizren për të bërë projektin e ridizajnuar të 150 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit”,- shtoi Hoti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i policit të përfshirë në dhunimin e kamerierit 18-vjeçar publikon pamje të reja:...

0
Çështja e dhunës në një lokal në Vlorë, ku një polic goditi kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj, ka marrë një tjetër kthesë pas reagimit të...

Horoskopi ditor, e Martë, 29 Korrik 2025

0
♈ Dashi Shpreheni drejtpërdrejt dhe kërkoni qartësi në marrëdhënie. Mos prisni që të tjerët të kuptojnë heshtur. Sinqeriteti ju udhëheq përpara.   ⸻ ♉ Demi Fokusohuni në...

Parashikimi i motit, e Martë, 29 Korrik 2025

0
Në shumë zona të vendit, sidomos në veri dhe qendër, priten reshje të shkurtra shiu me stuhi lokale. Temperaturat në mëngjes do të jenë...

Kukës – Gjendet trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi”

0
Policia bën me dije se rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës u njoftua për praninë e një kufome të gjinisë mashkullore, ende...

Avokati i efektivit të dhunuar në Vlorë publikon pamje të reja: “Janë 15 autorë,...

0
Avokati i policit të dhunuar dy ditë më parë në një lokal në Vlorë ka reaguar ashpër ndaj mosveprimit të Policisë së Shtetit, duke...