17.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Marrin miliona lekë dhe flori, dy persona të armatosur grabisin një banesë në Lushnjë

Një grabitje nën kërcënimin e armës është regjistruar mbrëmjen e kaluar në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnjë.

Pre e grabitjes ka rënë banesa e shtetasit Agron Nezha dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30. Në banesën ka qenë brenda vetëm një grua e moshuar. Sipas informacioneve shuma e grabitur ka qenë 5 milionë lekë të vjetra dhe bizhuteri floriri.

Njëri nga grabitësit ka hyrë direkt në dhomën e gjumit në katin e dytë dhe me thikë në dorë ka hapur sirtarin e komodinës ku mbaheshin paratë dhe arturinat.

E moshuara, Zeqine Nezha, ka parë hajdutin të veshur me kostum jeshil, me kapuç në kokë dhe dorashka të kuqe dhe ka thirrur emrin e djalit të saj.

Më pas hajduti është larguar së bashku me shumën e parave. Siç shikohet nga kamerat e sigurisë së banesës, ai ka ulur kokën duke zbritur shkallet, ndërsa një tjetër person me armë në dorë e priste jashtë.

Pas ngjarjes ka ardhur policia e Lushnjes e cila është vënë në kërkim të autorëve. Kjo është hera e tretë që vidhet e njëjta banesë në këtë fshat dhe asnjë nga autorët nuk është gjetur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...