11.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

Mashtronin të huaj me investime fiktive në “Forex”, Prokuroria Tiranë çon në gjyq 7 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona, të akuzuar për mashtrim ndaj shtetasve të huaj, kryesisht italianë, përmes premtimeve të rreme për investime fitimprurëse në bursën “Forex”.

Të pandehurit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R. dhe L.Sh. akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Sipas hetimeve, ata vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke zhvilluar një skemë të mirëorganizuar mashtruese në ambientet e shoqërisë “OZAR” sh.p.k., e strukturuar në formën e një call center-i.

Nga aktet hetimore rezulton se grupi synonte shtetas të huaj, mes tyre edhe italianët L.C. dhe S.S., të cilëve u premtoheshin fitime nga investime të supozuara në tregjet financiare. Në realitet, aktiviteti kishte si qëllim përfitimin financiar përmes mashtrimit, ndërsa secili prej të pandehurve kishte rol në funksionimin dhe vijimësinë e kësaj skeme.

Procedimi penal nr. 8500 i vitit 2023 është nisur pas informacioneve operative të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, lidhur me subjekte të licencuara dhe të palicencuara që ushtronin veprimtari në fushën e “Forex”.

Ndërkohë, Prokuroria bën me dije se nga ky procedim janë veçuar disa akte dhe po vijojnë hetimet në një çështje të re, me nr. 8500/1, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, si dhe për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim me autoritetet e huaja, lidhur me viktima të tjera të dyshuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tonin Voci kryeson garën për Drejtor të Policisë: “Lista është në tryezën e Ramës”

0
Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars, gara për zgjedhjen e kryepolicit të ri ka hyrë në...

Kushtrim Kokalla mohon çdo përfshirje në vrasjen e Lirdona Ademajt: “Takimet nuk lidhen me...

0
Seanca e së premtes në gjyqin për vrasjen e Lirdona Ademajt solli deklarata të forta nga i akuzuari Kushtrim Kokalla, i cili mohoi çdo...

“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim” – Behgjet Pacolli reagon pas...

0
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas deklaratave të akuzuarit Granit Plava në sallën e gjyqit, i cili pretendoi se Pacolli kishte...

“E kam të vërtetuar: Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother” –...

0
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me trajtimin e diferencuar të banorit aktual, Rogerti, brenda shtëpisë më...

“Sulme ajrore amerikano-izraelite goditën fabrikën e uraniumit në Iran” – raportojnë mediat iraniane

0
Bombardimet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur fabrikën e përpunimit të uraniumit në Iran, raportuan sot mediat lokale. Sipas agjencisë së lajmeve Fars,...