24.7 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Vlorë/ Dhunë ndaj një 65-vjeçari, Policia shpall në kërkim babë e bir

Dy persona, babë e bir, janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 65-vjeçari në fshatin Treblov.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasit R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç, kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç, ku dyshohet se e kanë goditur atë fizikisht dhe me sende të forta. Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Treblov, pasi më datë 22.12.2025 kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj shtetasit K. Ll., 65 vjeç”, bëhet me dije në njoftimin e Policëisë.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen dhe shoqërimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...