27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Mazhoranca bashkon votat me grupin e Alibeajt , miratohet amendamenti për tu hapur dosjet e ish-sigurimit të shtetit

Maxhoranca dhe grupimi i Enkelejd Alibeajt bashkuan votat mbrëmjen e djeshme dhe miratuan disa amendamente në ligjin e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Palët politike kanë ndezur “dritën jeshile” për hapjen e plotë të dosjeve nga viti 1944 deri në 1991. Sipas amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Gjatë votimit në parim 97 deputetë votuan pro dhe një abstenim, ndërkohë që gjatë votimit në parim 94 deputetë votuan pro.

Ndryshimet ligjore u shoqëruan me debate në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ndërsa nuk ka munguar retorika e ashpër mes deputetëve të PS dhe PD-së.

Përkundër diskutimeve dhe përplasjeve, mazhoranca më në fund pranoi amendamentin e PD-së duke i hapur rrugë hapjes së të gjitha dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Amendamenti i PD që u pranua

“Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”.

Votimi në parim

97 pro
1 abstenim
0 kundër
Votimi në tërësi

94 pro
1 abstenim
0 kundër

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...