6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Mbledhja për Këshillin e Legjislacionit/ Opozita largohet pas debateve të shumta në këtë seancë

Mbledhja e sotme për Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u shoqërua me debate.

Opozita u largua nga Këshilli i Legjislacionit pas debateve të shumta në këtë seancë.

Sekretari i PD , Gazment Bardhi në fjalën e tij tha se Vettingu nuk është çështje teknike, por një çështje thelbësore.

Ndërsa i është drejtuar Lindita Nikollës , Bardhi është shprehur se po hedhin në erë dialogun politik.

Ai gjithashtu u shpreh se mbledhja po vijon të shtyhet duke mos i dhënë zgjidhje asnjë kërkese, pavarësiosht ofrimit të bashkëpunimit nga PD.

Ndërkohë Kryetarja e Komisionit, Lindita Nikolla propozoi që mbledhja të vijojë të ditën e premte.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Nuk ka pse të presim mbledhjen tjetër, bëjmë thirrje të mos demaskojmë pozicionet politike që tani. Të spostohet orari në 17:00 dhe të mos vazhdojmë të shtyjmë mbledhjet.

Gogu: Është e disata e herë që përmes dialogut të gjëjmë gjuhë të përbashkët, por paragjykohemi. Ka një propozim konrekt, na jepni kohë të njihemi me kalendarin. Duam ta shikojmë dhe duam të vijmë edhe me propozime.

Rushaj: Kemi edhe Komisione të tjera, por ky është prioritar

Bardhi: Po merremi me të njëjtën çështje, ne kemi të drejtën tonë të propozojmë kalendar dhe seanca dëgjimore dhe e kemi bërë. Ju lutem na jepni mundësinë ti miratojmë këto seanca dëgjimore. Ju nuk mund të na thoni që tek iniciativa jonë do vini kur të duam ne dhe te iniciativa juaj do të vini po kur të thoni. Ne kemi propozuar një kalendar dhe po zgjatemi kot

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...