16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Mblidhen protestuesit në selinë blu: E duam Shqipërinë si gjithë Europa, me policinë s’kemi punë

Teksa ka nisur punët samiti BE-BP, opozita ka paralajmëruar për protestë rreth orës 12:00. Disa protestues kanë mbërritur në selinë blu. Ata për Faxnews kanë thënë se do të protestojnë para Kryeministrisë me lule e pankarta.

“Nuk kemi punë me policinë, ata janë shokët tanë. Ne do shkojmë te kryeministria me lule dhe pankarta. Protestojmë ti tregojmë botës se nuk është demokraci. E duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Këtë sharlatan ta heqim”– kanë thënë ata.
Raportohet se demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës në Sheshin Skëndërbej apo dhe në vende të tjera.

Grumbullimi i tyre pritet të nisë rreth orës 11:30. Ndërkohë që në këtë orë do të nisë marshimi i simpatizantëve apo dhe përfaqësuesve të PD-së nga selia blu dhe më pas do të bashkohen të gjithë para ish-hotel Dajtit. Kujtojmë se kjo zonë është bllokuar si perimetër sigurie për shkak të mbajtjes së samitit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...