1.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Mblidhet sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta/ “Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme”

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sërish këtë të premte.

Në Komisionin Hetimor të ngritur për hetimin e sjelljes së Presidentit Ilir Meta në fushatën elektorale, ekspertët juristë iu referuan praktikave të Komisionit të Venecias, apo Gjykatave Kushtetuese në vende të tjera, për të përcaktuar ‘kornizat’ se di duhet të jetë sjellja e kreut të shtetit veçanërisht në periudhën kur bëhet fjalë që populli do zgjedhë përfaqësuesit e tij në Kuvend

Gjatë fjalës së tij, eksperti i hetimit Erind Merkuri tha se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe sjellja e tij nuk duhet të jetë e anshme.

“Sa i takon faktit për lirinë e shprehjes, në këtë rast ka probleme me këto procedura. Janë të ndryshme në vende të ndryshme. Janë procedura parlamentare, dhe nuk përfshihen organet gjyqësore në disa raste.
Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë.”, tha Mërkuri.

Eksperti Erind Merkuri tha se presidenti “me gjuhën e tij s’duhet të krijojë konflikte institucionale, të ulë apo ngrejë reputacionin e institucioneve, gjuha e tij duhet të jetë korrekte”.

“Nga praktikat e analizuara, e komisionit të Venecias e doktrinës lidhet që presidenti duhet të jetë i panashëm e mbi palët, sjellja e tij s’duhet të perceptohet si e anshme në favor, qoftë dhe kundër. Mund të ketë qëndrime politike por kjo s’duhet kuptuar si në favor apo kundër subjekteve të caktuara politike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT