14.5 C
Tiranë
Sunday, April 5, 2026
spot_img

Mbretëria e Bashkuar do të shënjestrojë sektorin energjetik të Rusisë në rundet e ardhshme të sanksioneve

Mbretëria e Bashkuar do të shënjestrojë sektorin energjetik të Rusisë në rundet e ardhshme të sanksioneve.

Qeveria ka hezituar deri më tani për të bërë këtë mes paralajmërimeve që kjo mund të rrisë faturat e energjisë në kohën kur çmimet e naftës dhe gazit tashmë janë në nivele të larta.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës javën e kaluar, Britania ka vënë në shënjestër disa banka ruse me sanksione, si dhe kompani si kompania e mbrojtjes Rostec dhe linja ajrore Aeroflot.

“Ne kemi qenë shumë të koordinuar për sanksionet, kemi treguar unitet të madh. Kjo ka një efekt të madh në Rusi, por tani duhet të bëjmë më shumë,” tha Liz Truss, ministrja e jashtme e Britanisë, gjatë një vizite në Bruksel për një takim mes anëtarëve të NATO-s.

“Ne duhet të shikojmë veçanërisht sektorin e naftës dhe gazit, si ta zvogëlojmë varësinë tonë në të gjithë Evropën nga gazi rus, si ta ndërpresim financimin e makinës së luftës së Vladimir Putin?”, tha ajo.

Shtete të shumta kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse kundër kompanive, bankave dhe individëve rusë pas pushtimit të Ukrainës, megjithëse energjia është përjashtuar kryesisht për të parandaluar rritjen e çmimeve.

Në Britani, ndalimi i ankorimit të anijeve ruse në portet e saj, sanksionet mbi bankat dhe tregtinë dhe një masë për të parandaluar kompanitë ruse të mbledhin asete në Londër, kanë ndikuar në mënyrë indirekte firmat e energjisë.

Shtetet e Bashkuara dhe BE –ja kanë tashmë disa sanksione në fuqi për sektorët e energjisë dhe rafinimit të naftës të Rusisë, por Uashingtoni ka qenë i kujdesshëm në vendosjen e sanksioneve ndaj rrjedhjes së naftës dhe gazit të Rusisë.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar në mbarë botën, pas Arabisë Saudite.

Disa nga kompanitë më të mëdha të energjisë në botë, si BP dhe Shell, kanë filluar gjithashtu të braktisin pozicionet miliarda dollarëshe në Rusi që nga fillimi i luftës./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Bolonjë, humb jetën një 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një pallat teksa...

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, humbi jetën pasi ra nga kati i...

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një automjet merr flakë pas përplasjes

0
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnatës pranë QTU. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga...

Shkodër/ Dalin detaje të reja për plagosjen me thikë, identifikohet autori me precedentë penalë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodër, ku dy të rinj, 19 dhe...

Lirohet nga burgu Ilia Ndoka, i përfshirë në operacionin “Revanshi”

0
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të Ilia Ndokës, kushëri i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas...

Kërcënoi pronarët e lokalit pranë stacionit, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piazza Roma, pasi akuzohet se kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme pronarët e një lokali pranë...