29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Me Kurtin kam një raport vëllazëror, meVuçiç thjesht një raport pozitiv”, Rama flet për çështjen e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Rama tha se me Kurtin kishte një raport vëllazëror pavarësisht se nuk binin dakord mbi shumë çështje, ndërsa raportin me Vuçiç e përshkroi si pozitiv ndërsa zbuloi se Kosova ishte çështja për të cilën nuk binin dakord.

Rama: Me Albinin, komunikimi është i ëmbël dhe vëllazëror, bëjmë humor mbi shumë tema. Nuk jemi të detyruar të biem dakord me të gjitha,. Nuk jemi dakord për qasjen ndaj Serbisë, nuk jemi dakord për Ballkanin e Hapur por kjo nuk na bën të mos biem dakord për shumë gjëra të tjera.

Ndërsa me Vuçiçin, nuk është një raport kaq i afërt, por pozitiv bazuar tek nevoja për t’i çuar gjërat përpara. Ne flasim gjithmonë hapur dhe kemi pjesë ku nuk biem dakord. Për mua raportet më të mira, janë ato ku nuk bën sikur bie dakord për të gjitha. Nuk biem dakord fare për mënyrën sesi e shohim Kosovën, sesi duhet shkuar drejt ndarjes përfundimtare nga e shkuara. Por biseda bëhet e fortë dhe e thellë. Kështu që unë mendoj se kjo është rruga e duhur. Politika është interes. Raporti im me presidentin serb është i bazuar tek interesi politik i Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...