3.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Më shumë se 7 mijë efektivë në terren, Policia e Shtetit: Nuk kemi pasur asnjë problem

Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat mëngjesin e sotëm ka dhënë detaje në lidhje me procesin zgjedhor. Sipas policisë nuk është konstatuar asnjë problem gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore, si dhe gjatë procesit të dorëzimit të qendrave të votimit te komisonerët e QV-ve, mëngjesin e sotëm.

Punonjësit e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, më shumë se 7 mijë, të planëzuar me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023, dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.

Punonjësit e Policisë që kanë dorëzuar qendrat e votimit janë përqendruar në stacionet e përkohshme policore, të miratuara nga KQZ-ja, siç e përcakton ligji.

Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT