31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Megaoperacioni i SPAK, Sula: ” Lajmëruat kriminelët para operacionit”

Deputeti i PD, Dashnor Sula, gjatë një fjalimi të ashpër në Kuvend, kritikoi mënyrën se si u ekzekutua megaoperacioni i SPAK më 17 maj, ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër-arreste. Sula akuzoi Policinë e Shtetit se kishte lajmëruar kriminelët e fuqishëm, duke lejuar arratisjen e tyre, ndërsa vetëm ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, u arrestua.

Do doja që të thosha zonja kryetare por sot nuk ta them dot sepse më vjen turp mënyra se si po drejton sot është për të ardhur turp,” tha Sula, duke iu drejtuar kryeparlamentares. Ai shtoi se opozita po kërkonte të drejtat e veta, ndërsa pushteti dhe pasuritë janë në duart e mazhorancës.

Sula kritikoi hapur edhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, duke i akuzuar për bashkëpunim me kriminelët dhe për lajmërimin e tyre përpara operacionit. “Kishte 50 urdhra arresti, pse nuk u ekzekutuan? Pse u ekzekutua ai për kolegun tuaj, sepse lajmëruat ata tjerët ju, ata të fortët. Kjo është e vërteta,” përfundoi Sula.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...