5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Meksikë, të paktën 76 të vdekur dhe 27 të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Të paktën 76 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur Meksikën qendrore dhe lindore gjatë dhjetë ditëve të fundit, sipas autoriteteve lokale.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, njoftoi gjatë konferencës së përditshme për shtyp se moti i keq, me shirat e rrëmbyeshëm të pazakontë, ka shkatërruar rrugë dhe ka izoluar 119 komunitete.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se kësti i parë i ndihmës emergjente, në vlerë prej 466 milionë euro, është shpërndarë tek rreth 100,000 familje.

Shumica e zonave të prekura ndodhen në shtetin e Hidalgos, i cili kufizohet me kryeqytetin, ku rrugët malore janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut. Veracruz, në bregun e Gjirit të Meksikës, është gjithashtu goditur rëndë, me lumenj që mbushen brenda pak orësh gjatë shirave të rrëmbyeshëm.

Në përpjekje për të ndihmuar banorët, 12,700 ushtarë dhe marinsat janë vendosur në zonat e prekura, ndërsa disa transportime ajrore janë kryer për të dërguar ndihma në komunitetet e izoluara. Ekipet e shpëtimit ende nuk e kanë përfunduar operacionin e tyre dhe kërkimi për të zhdukurit vazhdon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...