30.7 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Merr fund masakra/ Izraeli dhe Palestina vendosin armëpushimin

Pas 11 ditësh luftë dhe konflikti të ashpër mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit në Rripin e Gazas është arritur marrëveshja për armëpushim. Kabineti i sigurisë së Izraelit tha se është votuar njëzëri në favor të një armëpushimi “të ndërsjellë dhe të pakushtëuzar” të propozuar nga Egjipti, por për orën e zbatimit të armëpushimit nuk është rënë ende dakord.

Kabineti i Sigurisë u mblodh sonte. Kabineti i Sigurimit Politik unanimisht pranoi rekomandimin e të gjithë zyrtarëve të sigurimit, shefit të shtabit, shefit të Shin Bet [agjencisë së brendshme të sigurisë], shefit të Mossad [inteligjencës së huaj] dhe shefit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për një armëpushim dypalësh të pakushtëzuar, i cili do të hyjë në fuqi në një datë të mëvonshme. Shefi i shtabit, skuadra ushtarake dhe shefi i GSS shqyrtuan para ministrave arritjet e mëdha të Izraelit në fushatë, disa prej të cilave ishin të pashembullta. Niveli politik thekson se realiteti në terren do të përcaktojë vazhdimin e fushatës.”, thuhet në deklaratën zyrtare të Izraelit.

Më herët zyrtarë të Hamasit kanë thënë se armëpushimi do të nisë ditën e sotme në orën 02:00 me kohën lokale, por ky lajm [pritet të konfirmohet.

Luftimet filluan në Gaza në 10 maj pas javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor të okupuar, që kulmuan në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamasi filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke sjellë sulme ajrore hakmarrëse.

Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetit të kontrolluar nga Hamasi. Izraeli ka thënë të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, sipas shërbimit mjekësor.

Gjatë  këtyre ditëve në rrjet kanë qarkulluar foto e video zemërthyese, të fëmijëve të plagosur e të tronditur nga këto luftime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...