Kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë takimit trepalësh në Shtëpinë e Bardhë, mes SHBA-së, BE-së dhe Ukrainës, deklaroi se po punohet intensivisht për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.
“Rruga është hapur tashmë, por për negociata të komplikuara. Do donim të shihnim një armëpushim. Le të punojmë për këtë dhe le të vendosim presion për Rusinë. Të paktën të arrijmë një armëpushim. Do doja të shihja një armëpushim në takimin e ardhshëm”, u shpreh Merz.
Deklarata e kancelarit gjerman vjen në një moment kur liderët perëndimorë po diskutojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën, si dhe mundësinë e një takimi trilateral mes Trump, Zelensky dhe Putinit.






