22.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Mësuesit në Librazhd dhe Përrenjas nuk janë paguar për 7 muaj/ Kushi replikon me deputetin e PD: “Mësuesit nuk emërohen sipas bindjeve partiake”

Paga e mësuesve është bërë objekt debati sot në sallën e Kuvendit mes ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe deputetit të PD-së, Lefter Gështenja. Pasi ky i fundit pohoi se ka pasur probleme dhe vonesa me pagat.

“Nuk është në natyrën time që të mos them gjëra të pavërteta. Mësuesit në Librazhd dhe Përrenjas nuk janë paguar për 7 muaj. Ata janë pa sigurime shoqërore dhe kjo vërtetohet fare lehtë, duke hyrë në e-Albania. Mësuesit kanë protestuar në Drejtorinë e Arsimit.”, pohoi ai.

Ndërkohë, ministrja e ka mohuar këtë pretendim, ndërsa tha se në Librazhd nuk ka asnjë pagesë të mbetur pezull për mësuesit. Ndër të tjera ajo tha se mësuesit nuk emërohen më sipas bindjeve politike.

“Nuk e mora fjalën pas jush se doja të bëja verifikimet. Dhe më rezulton se për Librazhdin nuk ka asnjë pagesë e mbetur pezull dhe për orët suplementare dhe për transportin. Ndërsa për Prrenjasin, janë tre muajt e fundit që nuk kanë kaluar pagat e orëve suplementare dhe se ato do të kalojnë nesër ose pasnesër. Mësuesit nuk emërohen sipas bindjeve partiake. Kjo ka ndodhur vite më parë. Sot të gjithë emërohen sipas portalit për mësues. Nëse keni fakte për këto që thoni, denonconi dhe më thoni edhe mua që të marrim masat.”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...