8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Mësuesja kritikoi qeverinë, Rama: ” Zbulova që ishte me bindje të djathta “

Gjatë Kongresit të Arsimit të nisur mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka treguar historinë me njërën prej mësueseve e cila sipas tij kishte kritikuar qeverinë dhe më pas ishte zbuluar se kjo e fundit ishte me bindje të djathta.

Ramatha se i kishte ndjekur kritikat e saj dhe kishte zbuluar se ishte mbështetëse e partisë Demokratike. Por shtoi se pavarësisht kësaj, mësuesja tashmë kishe një kontratë punësimi sepse kishte aplikuar në portalin “mësues për Shqipërinë.

“Në kohën e lirë ajo mund të vijojë të shkojë në mbledhjet e Shqipërisë në rrezik, por nëse Shqipëria do të ishte në rrezik, ajo nuk do kishte dot një kontratë të përhershme”, tha Rama me ironi.

“Përpara pak ditësh më bëri përshtypje një kronikë, e cila ishte përhapur në gjithë rrjetet sociale e një mësueseje, që ishte një nënë me dy fëmijë dhe me kontratë të përkohshme, e cila ankohej për situatën ku gjendej e shtyrë dhe nga pasiguria që të jep kontrata e përkohshme, e një fluks i tërë komentatorësh e mbështesnin si viktimë të politikës.

U interesova dhe arsyeja pse e konsideronin viktimë të politikës, ishte se kjo mësuese ishte shumë aktive në takimet që organizon grupi Shqipëria në Rrezik.

Por në të njëjtën kohë mora vesh sot, duke ardhur, sepse e kam ndjekur këtë gjë me Evisin dhe prandaj po e ndaj këtu me ju, që përtej faktit që ajo mësuese shprehte gjithë shqetësimin, sekëlldinë, pasigurinë e saj e mbase dhe inatin e saj ndaj qeverisë, ndryshe nga të tjerë, i kishte bërë detyrat e veta duke konkuruar në portalin ‘mësues për Shqipërinë’ dhe ja kur sot rezultatet e portalit janë shpallur ajo është fituese, është fituese për të marrë një vend pune të përhershëm.

Portali Mësues për Shqipërinë as nuk ka në kriteret e veta përkatësinë politikë, as nuk mund të ndryshohet, jo thjesht se ne nuk duam të ndërhyjmë dhe s’kemi ndërhyrë asnjëherë por se çdo ndryshim që mund të bësh te portali lë gjurmë, dhe portali të jep atë që të takon, për atë që kërkon.

Kërkon një vend pune të përhershëm si mësues, e merr pavarësisht për kë voton, sa shprehesh apo nuk shprehesh për qeverinë apo opozitën. Këto nuk kanë asnjë rëndësi.

Për ata që e mbajnë mend çfarë kohe ishte kur kjo gjë as nuk imagjinohej, është diçka me rëndësi të madhe për dinjitetin, respekton për meritën dhe lirinë e garancinë e konkurencës.

Dua t’i uroj suksese mësueses në fjalë si mësuese me kontratë të përhershme. Në kohën e lirë ajo mund të vijojë të shkojë në mbledhjet e Shqipërisë në rrezik, por nëse Shqipëria do të ishte në rrezik, ajo nuk do kishte dot një kontratë të përhershme”, u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...