27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Meta mbyll mandatin si president, por mesa duket nuk mbyllet këtu rrugëtimi i tij politik

Sot është dita e fundit e Ilir Metës si president i Republikës së Shqipërisë. Kanë mbetur vetëm pak orë që ai t’i dorëzojë detyrën pasardhësit të tij Bajram Begaj, i cili do të betohet fillimisht në Kuvend.

Nga nesër, sikurse e ka paralajmëruar, duket se nis një tjetër sfidë për Ilir Metën. I cilësuar si president “opozitar”, Meta do t’i kthehet betejës kundër Edi Ramës, me të cilin ka pasur përplasje të forta gjatë këtyre viteve, por këtë herë si kryetar i një partie opozitare.

Ndërkaq, në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Meta ka zgjedhur që t’ju përgjigjet komenteve të qytetarëve, duke dhënë më shumë detaje për rrugën e tij të re. Ai ka shkruar se beteja të forta ka përpara, ndërsa një falënderim ka edhe për “popullin e 2 marsit”.

“Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien”, ka shkruar presidenti Meta.

“E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti për popullin e 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi”, shkroi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...