12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Meta: “PL do jetë garanci e rivendosjes së llogaridhënies dhe transparencës për çdo shërbim ndaj qytetarëve”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur tek fitorja e opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit në bashkitë e Elbasanit, Tiranës dhe Durrësit.

Në një konferencë për mediat nga Elbasani, Meta deklaroi se historia me lojrat në zgjedhje ka marrë fund.

Sipas tij, opozita është garante e shprehjes së qytetarëve, teksa theksoi se PL dhe PD synojnë të kthejnë transparencën dhe llogaridhënien në bashkitë e vendit.

Meta: PL do jetë garanci e rivendosjes së llogaridhënies dhe transparencës për çdo shërbim që ka bashkia ndaj qytetarëve pa kushte. Me përultësi. Shumë shpejt Elbasani do të jetë kampion në fushën e arsimit. Të mos jetë i pari për polarizim social, por të jetë i pari sa i përket zhvillimit ekonomik pasi i ka të gjitha mundësitë.

Ne si PL kemi bërë një marrëveshje me PD, do mbështesim kudo kandidatët e primareve. Ne e mbështesim në Elbasan dhe çdo bashki tjetër. Kandidatët janë tanët dhe opozitës kudo që janë. Marrëveshja jonë është e qartë, këshillat bashkiakë i takojnë qytetarëve. Do ketë seanca të posaçme ku do vijnë vetë qytetarët për të folur për problemet që kanë. Gjithçka është shumë e qartë dhe e ndershme. E para gjë që duam, është transparenca dhe llogaridhënia. Ky është misioni i këshilltarëve tanë që do e përmbushin me qytetari.

Pritshmëritë janë absolute për një fitore bindëse në Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Për qarkun e Elbasanit, situata në të gjithë qarkun, e di shumë mirë si është. Bashkia e Elbasanit do i kthehet qytetarëve, edhe për Përrenjasin dhe bashkitë e tjera do fitohen nga opozita. Opozita është garante e shprehjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...