8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Meta uron mësuesit me rastin e 7 marsit: “Duhet të sigurojmë edhe trajtim dinjitoz për ta!”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar mësuesit me rastin e 7 marsit, teksa kërkon trajtim dinjitoz për ta sa më shpejt.

Meta shprehet në mesazhin e tij nga shkolla “Kongresi i Lushnjës” se sot është dita për të marrë vendime të mëdha në mbështetje të mësuesve, pedagogëve, në mbështetje të mirëarsimimit të fëmijëve tanë.

“Gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit dhe nxënësit. Sot lule për mësuesit, e nesër, sa më shpejt, duhet të sigurojmë edhe trajtim dinjitoz për ta!”

“Është një kënaqësi dhe një emocion i veçantë që sot për 7 marsin t’i uroj gjithë mësuesve dhe pedagogëve t’i uroj kudo Gëzuar festën e mësuesit, gëzuar këtë festë të rëndësishme për kombin tonë, pasi me mësuesin, me pedagogun është e lidhur e ardhmja e vendit tonë, aq më tepër sot kur sfidat që ka përpara vendi ynë kërkojnë një investim të jashtëzakonshëm për arsimin dhe dijen. Për ne vendimmarrësit sot është dita për të marrë vendime të mëdha në mbështetje të mësuesve, pedagogëve, në mbështetje të mirëarsimimit të fëmijëve tanë. Kongresi i Lushnjës është një shkollë që më zgjon emocione të veçanta sepse jo vetëm jam ulur këtu për herë të parë në bankat e shkollës, por edhe se këtu ka shërbyer si mësuese për 20 vite nëna ime”, deklaroi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...