33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha zhvillon takim me arsimtarët për 7 marsin/ “Në këto 9 vite të shkretimit, mësuesit kanë qenë nga viktimat më madhore të këtij regjimi”

Me rastin e festës së 7 marsit, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësuesit shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar qeverinë se në 9 vite, e ka shndërruar profesionin e mësuesit në një profesion të urryer nga qytetarët.

Sipas Berishës, në 9 vite të qeverisë së PS-së, mësuesit kanë qenë “viktimat” më të mëdha, për shkak të pagave të ulëta që marrin.

Ndër të tjera, Berisha theksoi se gjatë këtyre viteve, janë mbyllur 760 shkolla dhe është reduktuar numri i mësuesve.

Berisha: Mësuesit kanë rolin më thelbësor në formimin e këtij kombi. Shoqëria ka shumë profesione, por profesioni i mësuesit është më i afërti, më shëmbyesi me atë të misionarit. Me pasionin, përkushtimin mësuesit ndriçojnë mendjet e fëmijëve tanë me dije, me edukim, me qytetërim.  Sakrificat e mësuesve shqiptarë janë të jashtëzakonshme. Kushtet ku ato kanë ushtruar profesionin e tyre, kushtet e strehimit, kushtet e jetesës, në zonat më të largëta dhe të thella, i bëjnë ata misionarë të vërtetë të dijes, edukimit dhe qytetërimit. Asgjë nuk mund të ketë më të rëndësishëm një komb sesa arsimi.

Zhvillimi i një sistemi arsimor që të përmbushë detyrat dhe misionin ndaj shoqërisë dhe kombit, është një proces jo i thjeshtë. Është një proces që kërkon përpjekje të mëdha. E vërteta është se sot, në këto 9 vite kleptokraci, në këto 9 vite të varfërimit të frikshëm të qytetarëve shqiptarë. Në këto 9 vite të shkretimit si kurrë në histori, arsimi, mësuesit kanë qenë nga viktimat më madhore të këtij regjimi. Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar. Këto janë sirena të frikshme alarmi për një komb. Një profesion që qëndron në një piedestal si asnjë tjetër.

Këtë nuk e pëlqejnë sepse kjo qeveri, e ka përçmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion. Kjo qeveri ka vendosur në piedestal vulgun, injorancën. Kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin. Kjo qeveri, ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve për krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit. Janë mbyll 760 shkolla. Është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesi shqiptar sot paguhet pothuajse dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, mësuesit në Mal të Zi dhe në çdo vend të rajonit. 9 vite më parë, ata kishin pagat më të larta në rajon. U bë përpjekje e madhe për të ngritur një infrastrukturë arsimore moderne. U ndërtuan në një hark kohor 8-vjeçar, u ndërtuan mbi 1300 institucione arsimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...