10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Meta: Zero ndikim! Cic-mice që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor

Një lojë të Edi Ramës nga paniku i humbjes së zgjedhjeve të 14 majit e ka konsideruar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, vendimin e KQZ-së për vendosjen e emrit të Ilir Metës dhe jo Sali Berishës në krye të Kolicionit “Bashkë fitojmë”. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kjo nuk do të ketë ndikim te votuesit.

Meta theksoi se kandidatët e Ramës janë sprovuar, teksa i cilësoi kukulla përballë atyre të opozitës.

“Të gjithë e dinë që kandidati i opozitës është Belind Këlliçi, Edi Rama ua fsheh qytetarëve se kë ka kandidat. Këto lojëra nuk ka qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë që nuk e kupton hallin e madh që ka gjetur Ramën. Ai nuk ka kandidatë përballë kandidatëve tanë, ka ca kukulla të stërprovuara, stërkonsumuara, që kanë firmosur për të vjedhur e ndarë plaçkën e pushtetit vendor, bashkë me Ramën, një pjesë prej tyre i ka çuar nëpër burgje se nuk i mbante dot, ca të tjerë kanë dhënë dorëheqjen e të tjerë presin radhën për të shkuar atje ku e kanë vendin shpërdoruesit e taksave dhe ligjeve”, tha Meta.

Sipas Metës më 14 maj do të vendoset pluralizmi politik dhe llogaridhënia njëherë e përgjithmonë.

“Regjimi monist në nivelin vendor do të jetë asgjësuar përmes pjesëmarrjes masive në zgjedhjet 14 majit, ku do të vendoset pluralizmi politik dhe llogaridhënia njëherë e përgjithmonë dhe jo vetëm 4 vitet e ardhshme”.

Zero ndikim tek votuesit, lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret në 14 maj me cic-mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucioni që pretendon se është i pavarur. Është zgjedhje e forcave politike që përbëjnë koalicionin që të paraqiten me një emër apo jo dhe po kështu mund të jetë dhe duhet të jetë emri në rast se është e domosdoshme.

Të gjithë e dinë që kandidati i opozitës është Belind Këllici, Edi Rama ua fsheh qytetarëve se kë ka kandidat. Këto lojëra nuk ka qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë që nuk e kupton hallin e madh që ka gjetur Ramën.

Ai nuk ka kandidatë përballë kandidatëve tanë, ka ca kukulla të stërprovuara, stërkonsumuara, që kanë firmosur për të vjedhur e ndarë plaçkën e pushtetit vendor, bashkë me Ramën, një pjesë prej tyre i ka çuar nëpër burgje se nuk i mbante dot, ca të tjerë kanë dhënë dorëheqjen e të tjerë presin radhën për të shkuar atje ku e kanë vendin shpërdoruesit e taksave dhe ligjeve”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...