35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Mevlani zbuloi se do të bëhej baba, ish e dashura shpërthen , Mevlani:” Ajo është mashtruese”

Të martën, spektakli i Big Brother Vip Kosova solli një moment emocionues kur Mevlani zbuloi se do të bëhej baba për herë të parë. Lajmi u dha nga partnerja e tij, e cila hyri brenda në shtëpinë e “Vëllait të madh” për të ndarë këtë gëzim të veçantë. Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta, duke e kthyer momentin në një prej temave më të diskutuara.

Megjithatë, nuk kaluan as 24 orë nga ky moment dhe ish e dashura e Mevlanit, Livia Brunga, “plasi bombën” me deklaratat e saj publike. Kjo ndodhi kur produksioni i BBVK vendosi t’i tregonte Mevlanit një video me pretendimet e Livias, që tronditën atmosferën e së përditshmes së spektaklit.

Mevlani, pas shikimit të videos, pranoi se e kishte takuar Livian një natë para se të hynte në BBVK, por theksoi se ky takim kishte ndodhur vetëm për të marrë disa rroba që i kishte harruar në shtëpinë e saj. “Ajo është një mashtruese dhe trillon çdo gjë. Në rrjetet sociale ajo ka bërë shpifje,” u shpreh Mevlani, duke shtuar se ish e dashura e tij kishte vazhduar jetën me një person tjetër pas ndarjes së tyre, por u kthye sërish tek ai kur lidhja e saj e re nuk funksionoi.

E kam takuar një natë para se të futesha në BBVK, se kisha harruar disa gjëra në shtëpinë e saj. Ajo është një mashtruese dhe shpifëse. Unë kam gruan time shtatzën dhe të arrish të shpifësh në këtë mënyrë është e papranueshme. Me Orin kam një komunikim të hapur dhe i di gjithçka. Ajo tentoi të më puthte kur shkuam në shtëpi, por nuk e lejova,” vazhdoi ai.

Mevlani pohoi se lidhja e tij me Orin kishte filluar në muajin mars dhe që ndarja me Livian kishte ndodhur në fillim të janarit. Pas ndarjes, Livia u lidha me dikë tjetër dhe, pasi kjo lidhje nuk pati sukses, ajo u përpoq të rikthehej tek ai.

Ky moment ka shtuar dramën dhe polemikat brenda dhe jashtë së shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, duke e bërë situatën më komplekse dhe me reagime të ndryshme nga publiku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...