18.7 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Mijëra qytetarë mbështesin Kryebashkiakun Ekrem Imamoglu në Stamboll, protesta masive

Mijëra qytetarë janë grumbulluar para Gjykatës së Lartë në Stamboll për të mbështetur kryebashkiakun Ekrem Imamoglu, i cili ka kaluar katër ditë në paraburgim. Radhët e qytetarëve kanë arritur deri në 15 kilometra, ndërsa protestuesit kanë kërkuar lirimin e tij. Forcat e policisë kanë vendosur masa të rrepta sigurie, duke rrethuar pallatin e drejtësisë me mbi 5000 efektivë të sjellë nga rajone të ndryshme të vendit.

Imamoglu, i cili ndodhet nën hetim për akuza të rënda, përfshirë krijimin e një organizate kriminale, pastrim parash dhe lidhje me grupe terroriste, ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si shpifje. Ai pritet të dëgjojë vendimin e gjykatës, ndërsa gjasat për lirimin e tij janë të pakta.

Protestat kanë shpërthyer në disa qytete të mëdha të Turqisë, me mbi 380 persona të arrestuar deri tani. Opinioni publik, veçanërisht në Stamboll dhe qytetet kryesore të vendit, është thellësisht i tronditur nga arrestimi i Imamoglu. Nëse dënimi i tij zyrtarizohet, reagimet e publikut mund të intensifikohen edhe më tej, duke shkaktuar pasiguri dhe tensione të mëdha në shtetin turk.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...