Teksa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë është në muajin e dytë të saj, në rrjet nuk kanë munguar aludimet dhe hamendësimet se si dhe kur do të jetë përfundimi i saj.
Në një deklaratë te tij sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace thotë se Putin është një nacionalist etnik dhe dëshiron të bëjë një zgjerim kanceroz në Ukrainë.
I pyetur nga Sky News nëse Vladimir Putin mund ta zgjasë luftën përtej Ukrainës, Wallace thotë se presidenti rus i ka pasur gjithmonë këto ambicie për të pushtuar vendin e tij fqinj dhe është një “nacionalist etnik”.
“Ai ndihet potencialisht njësoj siç ndiheshin nazistët në Luftën e Dytë Botërore, se ata kanë pronësinë e këtyre njerëzve”, thotë ai.
Ndër të tjera bëhet me dije nga sekretari i Mbrojtjes se mendon që Putin po përpiqet pothuajse i dëshpëruar të zgjerojë konfliktin me kërcënime ose sulme të mundshme me flamur të rremë në rajonin separatist moldav të Transnistrisë.
Ai shton gjithashtu se Putin tani mund të “kërkojë të konsolidojë atë që ka… dhe të jetë thjesht një zgjerim kanceroz në Ukrainë”.