10.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Hetimet për vrasjen në protestën e 21 janarit nisin sërish

Në një konferencë për mediat, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se pas dy ditësh do të niset për ekspertim në Itali predha e cila i mori jetën Aleks Nikës gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011. Ministri tha se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg hap rrugën për një hetim të thelluar.

Balla theksoi se pas vendimit shterues të Gjykatës Evropiane, policia e shtetit ka identifikuar detyrat që duhet të ndërmerren për hetimin e veprimeve të autoriteteve ekzekutive dhe zinxhirin komandues që çoi në vrasjen shtetërore. Ai bëri të ditur se është në detyrën e institucioneve shtetërore të vazhdojnë hetimet, duke përmendur se vrasja e dy prej katër viktimave është konsideruar pa autor.

Ministri shprehu se vendimi hap një rrugë të re për policinë për të vijuar hetimet në Itali për ekspertim të predhës dhe elementëve të tjerë, duke theksuar se nuk do të ketë hapësirë për abuzim. Ai nënvizoi se është detyrë e institucioneve të zbatohen dhe të sigurohet drejtësia, duke bërë thirrje për respektim të vendimit të Gjykatës Evropiane. Ministri u shpreh duke folur si përfaqësues i qeverisë, jo si një nga protestuesit e 21 janarit 2011.

Është e vërtetë që për 21 janarin në 21 mars 2011 kam bërë padi në emër të PS, me të gjitha informacionet e gjetjet që ne si palë e dëmtuar kishim, sot jemi në kushte të reja krejtësisht, pas një vendim shterues të vendimit të GJEDNJ, në dritën e këtij vendimi policia e shtetit ka identifikuar detyrat që kanë dalë, lidhur plot çështje në atë vendim, për hetimin e veprimeve të autoriteteve ekzekutive me njëherë pas ngjarjes, por edhe për elementin kryesor, zinxhirin komandues që çoi në atë vrasje shtetërore.

Është në detyrën e institucioneve shtetërore e agjencive, policisë, prokurorisë së Tiranës që ka dosjen, për shkak se vrasja e dy prej katër viktimave është konsideruar pa autor, ju e dini që dosja nuk mbyllet dhe s’ka parashkrim, prokuroria i ka të gjitha mundësitë të vijojë duke përkthyer vendimin e GJEDNJ që është i detyrueshëm, që është urdhërues, ne e kemi përkthyer dhe e kemji gati, për të bërë hetimin e plotë, ku vendoset theksi te zinxhiri komandues dhe hapat që ndërmorën organet shtetëtrore për pengimin e drejtësisë

Vendimi hap një rrugë të re që policia do ti shkojë deri në fund, pas dy ditësh niset në Itali për ekspertim predha dhe elementë të tjerë, pa cenuar sekretin hetimor, për të pasur një konkluzion për këtë çështje

Këtej e tutje s’do ketë asnjë hapësirë abuzimi pasi vendimi është i detyrueshëm për zbatim tej emocioneve që mund të kemi secili prej nesh,. Këtu flas si ministër, jo si protestues i 21 janarit 2011.’-tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT