10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ministri i Jashtëm Hasani: Rajoni i ballkanit duhet të ketë një zë të fuqishëm dhe orientim euro-atlantik

Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, ka shprehur nevojën që rajoni i Ballkanit të ketë një zë më të fuqishëm dhe një orientim të qartë euro-atlantik. Ai ka bërë këtë deklaratë gjatë një vizite zyrtare në Malin e Zi, duke theksuar se aktorë si Rusia po tentojnë të destabilizojnë rajonin përmes akteve të ndryshme.

Ministri Hasani ka theksuar se faktori shqiptar në rajon është orientuar drejt parimeve demokratike dhe vlerave evropiane, duke e vlerësuar si një element përbashkues të shoqërisë. Ai ka shtuar se Shqipëria dënon vendet si Rusia që tentojnë të shkaktojnë destabilizim në rajon.

Gjatë takimit me homologun malazez Filip Ivanoviq, Hasani ka theksuar rolin e partneritetit dhe fqinjësisë së mirë mes dy vendeve. Ai ka pohuar se Mali i Zi është një partner me rëndësi për Shqipërinë, veçanërisht në rrugën drejt integrimit euro-atlantik dhe ka shtuar se dialogu politik ka ardhur duke u rritur.

Ministri Hasani gjithashtu ka vënë theksin në zbatimin e marrëveshjeve të firmosura mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të projekteve të përbashkëta që do kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik rajonal. Ai ka përmendur ndërtimin e urës mbi lumin Buna dhe ndërtimin e Autostradës Adriatiko-Joniane si prioritetet strategjike të Shqipërisë. Ministri tha se Shqipëria është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare.

Të avancojmë bashkëpunimin dhe projekte e shumta mes nesh. Mali i Zi është për Shqipërinë një partner me një rëndësi të veçantë ku modeli është ai i fqinjësisë së mirë dhe Shqipëria e konsideron një aleat të pazëvendësueshëm në NATO dhe rrugën drejt integrimit europian dhe marrëdhëniet tona kanë shënuar një progres të madh. Dialogu politik ka ardhur duke u shtuar,” tha Hasani.

Zbatimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ishin gjithashtu në fokus të takimit. Hasani tha se do i shërbejë jo vetëm rritjes së bashkëpunimit, por edhe tregut ekonomik rajonal.

“Zbatimi i marrëveshjeve të firmosura mes dy qeverive së bëra së fundit janë të rëndësishme. Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi urës mbi lumin Buna që do nxis zhvillimin e dy vendeve dhe do i shërbejë më mirë qarkullimit rajonal të mallrave. Edhe ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane është një nga prioritetet tona strategjike. Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare,” u shpreh ministri Hasani.

Vizita e ministrit Hasani në Malin e Zi është pjesë e një turi në rajonin e Ballkanit, duke filluar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ku ka vlerësuar shqiptarët si faktor stabiliteti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...